Barcelona interesohet për të, Fisnik Asllani ishte i pranishëm në stadium në derbin ndaj Espanyolit

04 janar 2026 | 14:07

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani i cili po kalon një sezon fantastik me skuadrën gjermane, Hoffenhaim, ka marrë vemendjen e klube të mëdha evropiane.

Në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e tij është edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

Duket se edhe Asllani ka simpati për skuadrën katalanase dhe do të dëshironte të ishte pjesë e saj në të ardhmen.

23-vjeçari mbrëmë e kishte ndjekur nga afër derbin lokal mes Espanyolit dhe Barcelonës.

Asllani ka ngjallur dyshime dhe spekulime, pasi publikoi një video nga “RCDE” Stadium.

“Derbi i Barcelonës”, ka shkruar sulmuesi kosovar në videon e publikua në Instastory.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Asllanit në qytetin e Barcelonës, por ngjallë dyshime për ndonjë nënshkrim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rojet kufitare finlandeze kanë publikuar pamjet e një operacioni në…