
Barcelona konfirmon transferimin e portierit Joan Garcia
18 qershor 2025
| 14:55
Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga rivalët e urryer lokal, Espanyoli.
Klubi nga “Camp Nou” ka kompletuar tashmë transferimin e parë të verës. Bëhet fjalë për portierin e talentuar spanjoll, Joan Garcia, i cili vjen nga Espanyoli për një shifër prej 25 milionë eurosh. Garcia do të prezantohet të premten nga Barcelona dhe do të nënshkruaj një kontratë gjashtëvjeçare.
“FC Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit Joan Garcia. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro. Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona”, thuhet në njoftim e Barçës.