
Barcelona kualifikohet në çerekfinale
08 gusht 2020
| 23:07
Barcelona u kualifikua në çerekfinale falë fitores 3-1 në “Camp Nou” ndaj Napolit.
Lenget zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të me një goditje me kokë. Në të 23-tn, Messi do të realizonte një super gol duke shmangur disa futbollistë.
“Pleshti” fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, teksa nga pika e bardhë Suarez nuk do të gabonte. Napoli “ndezi” shpresat me 11-metërsh, por pa mundur që të realizonte më.