
Barcelona me shumë mungesa ndaj Olympiacosit
Skuadra e Barcelonës do të jetë pa disa lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që e luan të martën mbrëma në shtëpi kundër Olympiacosit.
Krahas lojtarëve si Joan Garcia, Gavi, Dani Olmo e Robert Leëandoëski, trajneri Hansi Flick nuk mund të llogarisë as në Raphinhan e Ferran Torresin për këtë ndeshje.
Edhe pse pritjes që Raphinha e Torres të ishin gati, ata nuk janë rikuperuar me kohë dhe për këtë arsye nuk janë ftuar për duelin me Olympiacosin.
Megjithatë, te Barça po shpresojnë që të jenë më të kompletuar për ndeshjen “El Clasico” kundër Real Madridit të dielën, ndonëse mungesa e sulmuesit Lewandowski tashmë është e konfirmuar.
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Olympiacosit, nis në orën 18:45 sikurse edhe ajo mes Kairatit e Pafosit.