Barcelona shkëlqen në miqësoren ndaj Daegu FC

04 gusht 2025 | 16:00

Barcelona vazhdon të japë sinjale pozitive në prag të sezonit të ri, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në ndeshjet përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Daegu FC, skuadrës koreano-jugore, duke mbyllur turneun aziatik me tri fitore në po aq ndeshje.

Një ndeshje pa shumë histori, ku golin e gjeti edhe sulmuesi i afruar në merkato, Marcus Rashford. Gavi realizoi dopietë, ndërsa golin në pjesën e parë e gjeti edhe Lewandowski. Në pjesën e dytë, përveç Rashford, shënoi edhe Fernandez, për të vulosur shifrat në 5-0.

Barcelona dominoi gjatë gjithë takimit, duke imponuar ritmin dhe cilësinë e saj në të gjitha repartet. Ndeshja e radhës për katalanasit do të jetë miqësorja ndaj Como-s, e fundit para startit të sezonit zyrtar në La Liga. Optimistë dhe në formë, katalanasit synojnë të rikthehen fuqishëm në garën për trofetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Dinamo Tirana kanë mësuar kundërshtarët…