Barcelona triumfon me vështirësi ndaj Espanyolit
Barcelona ka bërë një hap të madh në rrugën për titull të kampionit në La Liga, duke ‘blinduar’ kreun me shtatë pikë përpara Real Madridit (këta të fundit kanë një lojë me pak), pas fitores 2-0 në fushën e Espanyolit, duke ndërprerë serinë prej pesë fitoreve radhazi të ‘Los Periquitos’.
Ndeshja nisi me presion të madh ndaj Barcelonës dhe veçanërisht portierit Joan Garcia, i cili shpëtoi skuadrën me pritje të shkëlqyera gjatë gjithë pjesës së parë.
Ferran Torres humbi një rast të artë për të hapur rezultatin në minutën e tretë, ndërsa Espanyoli krijoi rreziqe vetëm përmes një krosi të Leandro Cabrerës në minutën e 9-të.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe Barcelona doli më e vendosur në sulm. Ndërhyrjet vendimtare të Garcia dhe portierit të Espanyolit, Marko Dmitrovic, mbajtën rezultatin të paprekur deri në minutat e fundit.
Në fund, Dani Olmo shënoi golin e bukur vendimtar në pesë minutat e fundit, ndërsa Robert Lewandowski vulosi fitoren pas një aksioni të Fermin Lopez.
Me këtë fitore, Barcelona ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit dhe Espanyoli mbetet pa fitore ndaj katalanasve në RCDE Stadium.



