Barcelona triumfon në derbi ndaj Atleticos

03 dhjetor 2025 | 00:02

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të madhe në derbin e xhiros së 19-të të La Ligas ndaj Atletico Madridit. Blaugranasit e Hansi Flickut triumfuan me shifrat prej 3-1 ndaj Atletico Madridit në “Camp Nou”, duke shkuar në +4 pikë në krye të tabelës.

Ndeshjen më mirë e nisi Atletico, duke shënuar përmes Alex Baenas në minutën e 19-të të ndeshjes. Mirëpo, shtatë minuta më vonë, Barcelona e riktheu në baraspeshë ndeshjen me anë të Raphinhas.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Barcelona shënoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Dani Olmo shënoi në minutën e 65-të për 2-1, i cili u lëndua madje duke shënuar golin dhe u zëvendësua më pas.

Për golin e tretë dhe të nokautit për Atleticon, Barcelona e shënoi përmes Ferran Torresit, pas asistimit nga Alejandro Balde.

Kështu Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve në krye të tabelës, katër me shumë se Reali që ka 33 pikë.

Nesër, Reali shkon në “San Mames” për të luajtur ndaj Athletic Club.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, me kryetarin…