
Barcelona vazhdon me fitore
27 shkurt 2022
| 23:12
Skuadra katalonase ka vazhduar me formën e mirë, duke e mposhtur sonte Athletic Bilbaon me rezultat bindës 4:0, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Aubameyang e shënoi golin e parë në minutën e 37të të ndeshjes.
Me rezultatin 1:0 u mbyllën edhe 45 minutat e parë. Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e 73-të të ndeshjes.
Kurse, minutat e fundit të ndeshjes ishin të jashtëzakonshme për katalonasit.
Luuk de Jong realizoi golin e tretë në minutën e 90-të, duke goditur bukur me kokë.
Krejt në fund, Depay shënoi për epilogun e këtij takimi, 4:0.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 37 pikë.