Barcelona vë në shitje tre lojtarë

19 korrik 2021 | 10:07

Barcelona duhet detyrimisht që të shesë disa nga lojtarët, në mënyrë që të bëjë lirimin e pagave, për të regjistruar lojtarët e rinj.

Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Eric Garcia ende nuk janë regjistruar si lojtarë të klubit kataluanas, pasi pagat në klub kanë kaluar limitin.

Andaj, sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona është e gatshme të shesë Sergino Destin, Clement Lenglet dhe Samuel Umtitin në këtë afat.

Tashmë ka disa skuadra të interesuara për treshen, mirëpo Barcelona kërkon mbi 100 milionë fitime nga shitja e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka hequr të hënën pothuajse të gjitha kufizimet për…