“Bardhësitë e Atdheut”- Enciklopedia gjithkombëtare me 40 mijë dokumente, fakte dhe dëshmi gjithkombëtare…

27 janar 2022 | 22:27

Sukseset botimet dhe promovimet e Enciklopedisë gjithëkombëtare, me prezantime edhe ndërkombëtare “Bardhësitë e Atdheut”, të autorit, ish -reporter dhe veteran i UÇK-së, po vazhdojnë. Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 40 mijë fakte, dëshmi, argumente dhe dokumente gjithkombëtare treshekullore të Atdheut tonë, tashmë ka marrë vlerësime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër në jeten publike në Kosovë dhe në hapësirat gjithshqiptare, si Akadamemikët :Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Mehmet Halimi, por edhe gjeneralët e luftërave të UÇK-së :Bislim Zyrapi, Jakup Krasniqi, Shukri Buja, Sabri Kiçmari, Rrustem Berisha, Spiro Butka, Kudusi Lama, shkrimtari, Izet Avdyli, dhe shumë e shumë të tjerë. Në një promovim solemn, të mbajtur në Tiranë dhe në Tiranë ështe folur për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër Madhore e autorit, publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa.

Në promovimin silemn, organizuar nga gazeta prestigjioze, “Nacional”, kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari, tha se Enciklopedia Gjithkombëtare “Bardhësitë e Atdheut” , ka peshë të rëndesishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Gjithashtu, botuesi dhe publicisti i mirënjohur, Mujë Buçpapaj, theksoi se, Enciklopedia gjithkombëtare ” Bardhësitë e Atdheut”, është pasuri për historiografinë tonë gjithshqiptare dhe kjo enciklopedi duhet të vendoset në çdo shtëpi dhe familje shqiptare…..

Sukseset e Enciklopedisë Gjithkombëtare, ” Bardhësitë e Atdheut”, vazhdojnë….

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë…