Bardhi arrin marrëveshje me Rizesporin

02 korrik 2025 | 16:51

Pas largimit nga Bodrumspori, Enis Bardhi menjëherë ka gjetur ekip të ri në Superligën e Turqisë. Bardhi u largua nga Bordrumspori pas rënies nga elita e futbollit turk duke e shkëputur kontratën.

Megjithatë, Bardhi edhe sezonin e ri do të luajë në Superligën turke pasi do të jetë pjesë e skuadrës së Rizesporit. Bëhet me dije se Bardhi ka tashmë marrëveshje me Rizesporin, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.

30-vjeçari bën karrierë në Turqi prej vitit 2022, fillimisht te Trabzonspori dhe pastaj te Bordumspori, kurse ka luajtur edhe te Levante në Spanjë e Ujpesti në Hungari.

Në 88 ndeshje të luajtura në kampionatin turk, Bardhi ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të…