
Bardhyl Mahmuti: Kur Radovani i Shefqet Krasniqit bëhet më i mirë se Lulja shqiptare
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pasi politikanja Luljeta Pula u konvertua në fenë e krishterë.
Mahmuti përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kur një person me emrin Radovan ishte konvertuar në musliman nga imami, Shefqet Krasniqi.
“Entuziazëm i paparë i ithtarëve të besimtarëve islam! Rrjetet sociale u vërshuan nga kjo “fitore e madhe”! Asnjë reagim kundër, sepse e drejta për t’u përcaktuar lirshëm edhe për besimin religjioz është një e drejtë që nuk duhet të kontestohet nga askush. Mirëpo të njëjtit njerëz që kaluan në ekstazë që serbi Radovan, përzgjodhi emrin arab, Ridvan, dhe u bë mysliman, në mënyrë shtazarake janë vërsulur kundër Luljeta Pulës, intelektuales dhe veprimtares së shquar të çështjes kombëtare shqiptare, për arsye se ajo, në prani të famulltarit Don Pal Tunaj, në Famullinë “Shën Abrahami” në Llapushnik, u konvertua në katolike”, ka shkruar ndër të tjerash, Mahmuti.