
Bardhyl Mahmuti pajtohet me deklaratën e Grenellit: Legjitimiteti i gjykatës në Hagë është rrënuar tërësisht
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së në Zvicër, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj deklaratës së ish të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në lidhje me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo gjykatë është e rrënuar tërësisht.
Mahmuti ka thënë se pajtohet me këtë deklaratë, duke theksuar se pa një ndërhyrje të fuqishme për ta shpërndarë këtë gjykatë, ajo “do të vazhdojë të mbajë padrejtësisht nën gërmadhat e saj, njerëz të pafajshëm”
“Jam plotësisht dakord me konstatimin e z. Richard Grenell se legjitimiteti i gjykatës në Hagë është rrënuar tërësisht. Mirëpo pa ndërhyrje të fuqishme politike për ta shpërbërë atë që u krijua për motive politike dhe ideologjike, kjo rrënojë do të vazhdojë të mbajë padrejtësisht nën gërmadhat e saj, njerëz të pafajshëm”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.
Grenelli: E turpshme që Hashim Thaçi po mbahet në burg, Haga është e rrënuar