Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

13 qershor 2025 | 13:39

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka pritur sot në takim shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli, në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

Sipas njoftimit nga ana e KFOR-it, Sussli shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.

Nga ana tjetër, Barduani gjithashtu thuhet se përgëzoi kontributin e gjatë të Zvicrës në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke shprehur mirënjohje për gjeneralin Sussli për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar vazhdimisht nga kontingjenti zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës…