Bare: Nuk kam frikë nga koronavirusi, jam gati që të zbres në fushë

28 prill 2020 | 11:19

Keidi Bare nuk i trembet koronavirusit dhe është i gatshëm të zbresë sa më shpejt në fushë nëse liga e spanjolle e futbollit me aprovimin e qeverisë do të vendosë rifillimin e kampionateve.

Mesfushori shqiptar shprehu gatishmërinë e tij për të zbritur në fushë në një intervistë për “Radio Marca”-n pasi ka besim te masat e sigurisë që do të merren.

“Nëse vendoset që të luhet futboll, nuk mund të mendojmë që nëse përplasemi do të infektohemi. Nuk na bën mirë kjo mendësi. Nëse na rikthejnë, jam i bindur që nuk do të ndodhë asgjë. Kam dëgjuar edhe që ka futbollistë, të cilët kanë frikë por unë nuk kam. Nuk ka vend për frikë dhe do të jem i pari që do pranoj të futem në fushë. Sigurisht, që ka edhe një anë tjetër, për të cilën as unë nuk kam dëshirë që të mendojmë për futboll kur po vdesin kaq shumë njerëz”, ka deklaruar Bare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse disa sektorë kanë rifilluar aktivitetet e tyre më 27…