
Barella: Akoma nuk e kuptoj dështimin në Ligën e Kampionëve
23 qershor 2025
| 16:34
Nicolo Barella, mesfushori i Interit, folur për mikrofonat e Dazn, duke iu rikthyer edhe një herë humbjes 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.
“Çfarë ndodhi në atë finale? Le të themi se nuk kam një përgjigje dhe ndoshta nuk ka një shpjegim, një kombinim i shumë faktorëve. E kam të vështirë të them pse. Gjithashtu u përpoqëm të flisnim me njëri-tjetrin, të krahasoheshim midis më të mëdhenjve, jo për të pasur një fajtor, por për të kuptuar ndjenjat e secilit prej nesh. Dhe ato ishin të shumta dhe të ndryshme, kështu që do të thotë se kishte shumë elementë. Por futbolli është i tillë, mund të ndodhë të kesh një ditë të keqe”, ka thënë Barella.