
Barkley huazohet te Aston Villa
30 shtator 2020
| 13:14
Ross Barkley ka kompletuar transferimin e tij te Aston Villa. Mesfushori i Chelseat do të huazohet për një sezon në klubin ku asistent është legjenda e Bluve, John Terry.
Barkley nuk kishe vend në formacionin e Frank Lampard, pas blerjeve që bëri klubi londinez në afatin kalimtar të verës.
Kësisoj, zgjedhja më e mirë për të ishte për të kërkuar minuta në një klub tjetër, dhe ai zgjodhi Aston Villën.