Bartësi i listës së AAK-së në Deçan: Krenaria jonë kombëtare janë familja Jashari dhe Haradinaj!

04 tetor 2025 | 14:35

Bartësi i listës së AAK-së në Deçan, Hajdar Sutaj, u është përgjigjur deklaratave të fundit të një pjesë të opozitës në Deçan se ‘Ramush Haradinaj e Daut Haradinaj po i bashkohen fushatës së AAK-së në këtë komunë’.

Sutaj ka thënë se në Deçan po vijnë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Dimal Basha, Donika Gërvalla, ministra e zëvendësministra në detyrë, Lumir Abdixhiku me personalitete të LDK-së, Memli Krasniqi me personalitete të PDK-së, Dardan Molliqaj me eksponentë të PSD-së, por nuk po u dashka të vijë kryetari i AAK-së, ish-kryeministri dhe komandanti Ramush Haradinaj, as deputeti e gjenerali Daut Haradinaj.

“Krenaria jonë kombëtare janë familja Jashari dhe Haradinaj! Ne jemi me fat që jetojmë në epokën e heronjve të gjallë, atyre që na sollën lirinë dhe shtetndërtimin”, ka shkruar Sutaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sutaj:

Të dashur qytetarë,

Në Deçan po vijnë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Dimal Basha, Donika Gërvalla, ministra e zëvendësministra në detyrë, Lumir Abdixhiku me personalitete të LDK-së, Memli Krasniqi me personalitete të PDK-së, Dardan Molliqaj me eksponentë të PSD-së…

Por nuk po bojka me ardhë kryetari i AAK-së, ish-kryeministri dhe komandanti Ramush Haradinaj, as deputeti e gjenerali Daut Haradinaj. Aq më pak kur ai i është bashkuar një takimi në Gllogjan, me bashkëvendasit e tij, në takimin e kandidatit për Kuvend Komunal, z. Mustafë Selmanaj.

Krenaria jonë kombëtare janë familja Jashari dhe Haradinaj!
Ne jemi me fat që jetojmë në epokën e heronjve të gjallë, atyre që na sollën lirinë dhe shtetndërtimin, për të cilat brezat që vijnë do të mësojnë nga historia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kryetarin e degës…