Barty heq dorë nga Roland Garros, shkak frika nga Covid-19

09 shtator 2020 | 12:08

Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë për femra, ka deklaruar se nuk do të luajë në grand slam të Roland Garros, që nis më 21 shtator në Paris. Ajo ka marrë këtë vendim si pasojë e pandemisë së Covid-19 dhe frikës së infektimit.

Barty nuk u paraqit as në grand slam të US Open që po luhet aktualisht në Nju-Jork. Barty është kampione në fuqi në Roland Garros, ndaj nuk do ta mbrojë titullin e fituar aty. “Roland Garros i vitit të kaluar ishte turneu më i rëndësishëm i karrierës time, ndaj nuk ishte e lehtë për mua të merrja këtë vendim. U uroj pjesëmarrësve dhe organizatorëve më të mirën”, ka thënë Barty. Më tej, numri 1 në botë shtoi: “Ishte një vit i vështirë për të gjithë, ndaj në aspektin sportiv jam e zhgënjyer. Por, rëndësi për mua kanë shëndeti dhe familja”.

Ashleigh Barty nuk luan që prej shkurtit të këtij viti dhe për të ky sezon konsiderohet i mbyllur, duke u përgatitur për 2021-shin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person e ka sulmuar menaxherin e një banke në…