Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

02 janar 2026 | 11:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore.

Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, nesër më…