Basha: Berisha, i pari politikan në Shqipëri që thërret një protestë kundër partisë së tij

04 janar 2022 | 15:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më 8 janar para selisë së Partisë Demokratike.

Lideri historik i Partisë Demokratike do të udhëheqë protestën disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, është thënë në posterin të cilin Berisha e ka shpërndarë në profilin e vet në “Facebook”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit për të thirrur një protestë kombëtare nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër partisë së tij.

Në një postim në “Twitter”, Basha ka shkruar se është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga ShBA dhe sipas tij po hera e parë në Shqipëri që një politikan i tillë thërret një protestë kundër partisë së tij.

Për kreun e demokratëve protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha më 8 janar ka si motiv kryesor kthimin e saj në bunker ku lideri historik i kësaj partie mund të strehohet dhe të mbrohet.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga ShBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij, Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, ka shkruar Basha.

Më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.
PD-ja ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se po përgatit një sulm ndaj PD-së nën shoqërimin e personave të inkriminuar.

Përçarja brenda partisë më të madhe opozitare shqiptare erdhi pas largimit nga grupi Parlamentar i PD-së të liderit historik Sali Berisha, me arsyetimin se ai ishte shpallur non grata nga ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar…