Basha: Duhet t’i jepet fund tentativave të Serbisë për ta njollosur luftën çlirimtare të Kosovës

13 nëntor 2020 | 14:49

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se shqiptarët nuk mund të heshtin ndaj mosndëshkimit të atyre që kryen krime mbi shqiptarët.

“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit”.

“Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar punëtorinë virtuale…