Basha falënderon deputetët: Kuvendi tashmë mund ta vazhdojë punën

10 tetor 2025 | 12:50

Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht, pas një bllokade që zgjati nga 15 prilli i këtij viti. Me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nga komuniteti serb si nënkryetar i pestë, u përmbyll procesi i funksionalizimit të plotë të këtij institucioni.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pas seancës ka vlerësuar se procesi ka qenë i rregullt dhe i qetë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi zgjedhur nënkryetarin e fundit, dhe rrjedhimisht kemi konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili ka filluar më 15 prill, ku janë bërë gati gjashtë muaj”, ka thënë Basha.

Ai ka falënderuar të gjithë deputetët që mundësuan votimin e Rashiqit, duke theksuar se tashmë Kuvendi mund të vazhdojë normalisht punën e tij.

“Mendoj se ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë, gjithçka ka shkuar mirë dhe për pasojë unë jam këtu për t’i falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit që kanë mundësuar votimin e nënkryetarit të pestë. Tani e tutje Kuvendi mund ta vazhdojë punën e vet”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse nuk është periudhë për shitjen e blerjen e…