
Basha falënderon Kosovën për ndihmën në luftën me zjarret
10 gusht 2021
| 11:12
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që po i jep Shqipërisë në luftën me zjarret.
Ai ka thënë se bashkëpunimi i FSK-së dhe zjarrfikësve të Kosovës me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.