
Basha fton qytetarët që t’iu dërgojnë mesazhe gjyqtarëve të PZAP-it
22 gusht 2025
| 16:19
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka kërkuar nga qytetarët që t’u dërgojnë mesazhe gjyqtarëve të PZAP-it për moscerifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Gjyqtarët në PZAP e kanë mundësinë historike mos me certifiku Listën e Vuçiqit, dhe me i dhënë mundësi pluralizmit politik në Veri të vendit! Ky akt do t’ishte shërbim ndaj atdheut, dhe nder ndaj heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi! Mendoj të gjithë qytetarët duhet t’ua dërgojnë nga një mesazh për t’kërkuar që mos të certifikohet Lista e Vuçiqit”, ka shkruar Basha në “Facebook”.