Basha i LV-së: S’bëjmë koalicion me PDK-në, me LDK-në mund të bëjmë

19 maj 2025 | 12:18

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se si parti nuk bëjnë koalicion me PDK-në, pasi kjo parti, sipas tij, nuk është reformuar.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që sa më shpejt të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e AAK-së për votimin e fshehtë në Kuvend.

“LV-ja ka treguar që është konstruktive në të gjitha hapat që kanë pasur për qëllim zhbllokimin. Është i pakuptueshëm gjithë ky bllokim, që është duke ardhur nga opozita. Me PDK-në nuk bëjmë koalicion, pasi nuk është reformuar. Me LDK-në mundemi”, ka thënë Basha. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëri nuk ka pranuar që…