Basha: Kam pranuar vendimin e Kushtetueses për masë të përkohshme, i njëjti u është shpërndarë edhe deputetëve

05 shtator 2025 | 15:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.

Basha ka shkruar në “Facebook” se menjëherë ka autorizuar administratën që të njëjtin vendim t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Sot kam pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I gjithë portofoli i produkteve u vlerësua për dizajn, argëtim…