Basha: Komunikim me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë

27 maj 2025 | 11:54

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, pas dështimit të vazhdimit të 22-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se komunikime me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim.

Sipas tij, ky komunikim nuk është ilegal.

“Janë të paarsyeshëm dhe absurde të mbajnë komplet shtetin pezull partitë opozitare. Ne kemi ofruar alternativat tona. Kanë refuzuar. Kur shantazhohet dikush duhet të denoncohet në prokurori. Nuk e di për çka po flet. Ne kemi dërguar edhe letër komplet partisë (LDK). Nëse ka diskutime me deputetë është normale. Komunikimet mes deputetëve ndodhin gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është ilegale”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë ka dalë me një komunikatë për medie…