
Basha kryeparlamentar, reagon Abdixhiku: Kosova, siç nuk e kishim menduar asnjëherë
26 gusht 2025
| 12:22
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha.
Abdixhiku në një postim në ‘Facebook’ shkruan se Kosova duhet të aspirojë lartë dhe se aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar Abdixhiku.