
Basha kujton 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Testament i gjallë i lirisë dhe pavarësisë
07 shtator 2025
| 14:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka përkujtuar dhe vlerësuar delegatët dhe qytetarët që kontribuan në këtë akt historik.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke u pasuar nga lufta e UÇK-së dhe kurorëzimi me shpalljen e Pavarësisë më 2008.
“Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit dhe përkushtimit tonë për një shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Basha.