Basha: LDK nuk po mundet pa PDK-në

15 qershor 2025 | 11:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër mosvotimin e komisionit zgjedhor në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si një shkelje të përsëritur të Kushtetutës.

Para medieve, Basha tha se është absurde që për herë të 24-të nuk votohet një komision kaq i thjeshtë dhe se deputetët nuk po e ushtrojnë funksionin e tyre të votës, pavarësisht se votojnë pro, kundër apo abstenim.

“Është absurde që për 24 herë shkelet Kushtetuta dhe nuk votohet një komision i thjeshtë. Deputetët nuk po e ushtrojnë funksionin e tyre që është vota, qoftë pro, kundër apo abstenim,” tha Basha.

Ai gjithashtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një propozim, por se Vetëvendosje kishte ofruar një zgjidhje për të kaluar krizën në Kuvend dhe Qeveri, të cilën sipas tij LDK e ka refuzuar.

“Ne kemi bërë një ofertë për të kaluar krizën e Kuvendit dhe Qeverisë, e LDK e ka refuzuar atë. Për mua është e pakuptimtë se cila nga pikat që i ka ofruar LDK-ja nuk mund të implementohet pa PDK-në,” tha deputeti i LV-së.

Basha kërkoi që LDK të respektojë fjalën e dhënë më 8 prill, kur kryetari i saj kishte premtuar se nuk do të jenë pengesë për konstituimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas…