Basha me mjekët: Numri i ulët i testimeve po sjell shtim të viktimave

24 nëntor 2020 | 20:14

Numri i ulët i testimeve po sjell një përhapje më të shpejtë të infeksionit, që si rrjedhojë po shkakton rritje të numrit të viktimave.

Ky është qëndrimi i Lulzim Bashës gjatë një takimi që zhvilloi me disa mjekë mbi situatën e pandemisë në Shqipëri. Sipas kryedemokratit, edhe reduktimi i numrit të viktimave bëhet nga qeveria për të justifikuar mungesën e testimeve.

“Kemi kërkuar që testimet të jenë të paktën në nivelin minimal të OBSH-së. Me mbajtjen e ulët të testimeve sjell si pasojë kolapsin e spitaleve, kjo po shkakton rritje të numrit të viktimave. Për qëllime politike po fshihen viktimat për të justifikuar një mosveprim kriminal që janë testimet. Nuk është përgjegjësia e mjekëve, por një vendim politik, për të justifikuar testimet e ulëta. Kjo është e tmerrshme, kjo është tronditëse”, u shpreh Basha./ A2 CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se afati për zgjedhjen e presidentit të ri po…