Basha në Prekaz: Është obligim yni ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan

03 shtator 2025 | 14:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Basha e ka cilësuar Prekazin vend ku liria jonë mori kuptimin më të thellë, falë sakrificës sublime të familjes Jashari. “Heroizmi i Komandantit Adem Jashari dhe 58 anëtarëve të familjes së tij është themeli mbi të cilin u ngrit çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Prekazi mbetet përjetësisht burim frymëzimi për vetëdijen tonë kombëtare, për unitetin dhe përkushtimin tonë ndaj atdheut”, ka thënë kryetari Basha në postimin e tij.

Pas Prekazit, kryetari Basha vazhdoi me nderime te varri i presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi.

Kryetari Dimal Basha dhe nënkryetarja Albulena Haxhiu me nderimet te Memoriali “Heroinat” përkujtuan mbi 20,000 gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës nga regjimi fashist i Millosheviqit.

“Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuesit e lirisë sonë. Është obligim dhe detyrë e jona e përhershme që ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan me veprat e tyre”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi priti në zyrën…