Basha: Nëse Sali Berisha do të ndiqte këshillat e mia, PD do të ishte në pushtet

21 mars 2024 | 23:25

Sipas kreut të Partisë zyrtare Demokratike, Lulzim Basha, nëse paraardhësi i tij në detyrë, Sali Berisha, do të dëgjonte këshillat e tija rreth përcaktimit si non grata nga ana e SHBA-ve, atëherë demokratët do të ishin sot në pushtet.

Gjatë një interviste televizive, Basha përshkroi se ai ndjen keqardhje për çfarë ka ndodhur, pasi ai nuk e harron historinë.

“Po të kishte ndjekur këshillën time, sot PD do ishte shumë më mirë, në mos në pushtet, shumë afër pushtetit”, nënvizoi ai.

Më tej, ai përmendi edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku akuzoi se me ndihmën e kryeministrit Edi Rama, Berisha arriti të merrte Bashkinë Shkodër për një mandat të shkurtuar.

Por, pas tërheqjes së vetë Bashës, gjërat sipas tij shkuan edhe më keq se më parë dhe një grup i mbetur në PD u përpoq të gjente rrugën më të shkurtër duke iu nënshtruar Berishës për ta çuar partinë atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me atë se a duhet Gjykata Kushtetuese të garojë…