Basha: Ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan

09 korrik 2025 | 12:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e “opozitës” po e shkelin rregulloren për debat në seancë konstituive.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj tha se deputetët duhet të jenë prezent që të votojnë apo të abstenojnë, duke ua lënë dy forma të votimit, atë të fshehtë dhe të hapur. Të njëjtit vazhdojnë të mbajnë qëndrime përkundër vendimit të Kushtetueses. Ka qenë oferta për marrëveshje teknike, po këta thanë nuk duan, ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan. Është e papranueshme që po e mbajnë të ngujuar këtë proces”, ka thënë Basha pas dështimit të seancës konstituive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Paris Guri e ka marrë fjalën pasi…