Basha priti nxënësit që përfaqësuan Kosovën në 15th Brainobrain International Competition në Dubai

09 dhjetor 2025 | 14:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur të martën në Kuvend 21 nxënësit e Brainobrain Kosova, të cilët përfaqësuan me shumë sukses vendin tonë në 15th Brainobrain International Competition të mbajtur në Dubai.

Fëmijët ishin të shoqëruar nga Adella Gjini Rodiqi, drejtoreshë e mësimit, dhe Vlera Matoshi-Shala, koordinatore në Brainobrain Kosova, si dhe nga disa prindër.

Në këtë garë morën pjesë 1,810 nxënës nga 16 shtete, ndërsa ekipi i Kosovës u rikthye me rezultate të jashtëzakonshme, duke marrë 12 trofe të vendit të parë, 7 trofe të vendit të dytë dhe dy trofe të vendit të tretë.

Duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Basha përgëzoi nxënësit për suksesin e merituar dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e shkëlqyeshme që ata po ndjekin.

Këta nxënës të moshave 6-14 vjeç, që vijnë nga shkolla të ndryshme të Kosovës, garuan në një sërë sfidash që testojnë aftësi të avancuara kognitive në aritmetikë mendore me abakus, zgjidhje të shpejtë të ushtrimeve matematikore, përqendrim, memorizim, mendim logjik e kreativitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laurit Nesushta nga Prishtina shpall të pavlefshme 3 deftesat e…