Basha: Qeveria Rama po i mbyll dyert e negociatave me BE-në

30 maj 2018 | 12:11

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka hedhur akuza kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij për të mbrojtur Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahirin, është duke i mbyllur dyert e negociatave me BE-në për Shqipërinë.

“Shqiptarët të kuptojnë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë Qeveri, e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve por të mafisë. Beteja që kemi nisur nuk është thjesht beteja për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme, por është beteja për të larguar këtë Qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve dhe që ka tradhtuar Shqipërinë e shqiptarët dhe që është gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir e Agron Xhafajn, për të liruar Saimir Tahirin ndërkohë që mban në burg kuksianët”, ka thënë Basha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti  Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka mbajtur takim…