Basha, Ramës: Shqipëria nuk digjet dhe opozita nuk trembet

16 qershor 2019 | 17:46

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, ka vazhduar fushatën elektorale, nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, i ka dërguar Ramës një mesazh nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga Zyra e shtypit.

“Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet. Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD-së së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse”, ka thënë Basha.

Më tutje, Basha ka komentuar fushatën elektorale të kryeministrit si një ecje në një territor armik dhe jo vendor të tij.

“Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm. Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë. Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurt, asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, është shprehur Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara Netanyahu, ka…