
Basha shkoi me qëndrimin se Kuvendi është konstituuar, presidenca: Ekipi ligjor është duke e bërë analizën
01 shtator 2025
| 15:31
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha.
Presidenca ka njoftuar se në këtë takim, Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.