
Basha: Tema ime ishte depërtimi i islamit fundamentalist me fokus Kosovën, aty asnjë fjalë të vetme nuk ka për UÇK-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha punimi i tij ishte depërtimi i islamit fundamentalist me fokus Kosovën dhe asnjë fjalë të vetme aty nuk ka UÇK.
Deklaratën e bëri në konferencë për media, që e mbajti pas publikimit të një punimi me bashkautorësi të Dimal Bashës, kur ishte student, me një varg akuzash të rënda ndaj UÇK-së, që shkaktoi një valë reagimesh të rrepta ndaj Bashës.
“Nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha sulmohem me të pavërteta në qarqe të pavërteta. Ndiej përgjegjësinë për akuzat që janë ngritur ndaj meje. Kemi dorëzuara hulumtime për studim. Unë kam dërguar hulumtimin që kanë të bëjë vetëm me këtë temë. Edhe tema ime e diplomës që kam master gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë, asnjë fjalë të vetme aty nuk ka UÇK. Aty ka pasur të bëjë vetëm me temën depërtimin e islamit fundamentalist me fokus Kosovën”, ka thënë ai.
“Akuzat janë shumë të ulëta. Unë e kam të shenjtë luftën e UÇK-së, i përulem çdokujt që ka luftuar. Kurrë në jetën time nuk është shkruar kundër kësaj vlere të popullit. Gjatë këtyre 6 viteve, të ashtuquajturat portale kanë shpifur për mua, duke përdorur burime nga gazetat e Beogradit duke me sulmuar mua”, ka theksuar Basha.