
Basha thotë se bashkëpunimi i forcave politike e fuqizon Kosovën në sfidat që po përballet
20 korrik 2020
| 13:28
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti është pritur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Në këtë takim, Basha i ka thënë Thaçit se institucionet e Kosovës e kanë përkrahjen në hapat që po ndërmerren në rrugën e dialogut me Serbinë, e që sipas tij qëllim duhet të jetë njohja reciproke.
“Shpreha mbështetjen time ndaj Thaçit për qëndrimet konsekuente të tij në mbështetje të dialogut dhe kohezionit në Kosovë. Bashkëpunimi i të gjitha forcave vetëm e fuqizon Kosovën me sfidat që po përballet aktualisht. Shpreha mbështetjen totale time dhe të PD-së për të gjitha institucionet në Kosovë”, ka deklaruar Basha.