Basha tregon për çështjen që u diskutuan në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka treguar arsyet për thirrjen e kësaj mbledhje.
Ai ka pranuar se është rasti i parë që mbledhja u bë pa u formuar Qeveria.
“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë, por meqenëse ditën e diel nuk u votua qeveria, atëherë unë marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam thirrur anëtarët e Kryesisë për t’i diskutuar disa çështje. E para, ka qenë buxheti për RTK-në. Kam takuar edhe sindikatën dhe bordin dhe sa për njohurin tuaj, drejtorit i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet. Unë pas diskutimeve që kam pasur me ta si kryetar Kuvendi u kam dhënë mbështetje, që për të ecur përpara. Ne si kryesi duhet t’i formojmë grupet parlamentare, gjithashtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare dhe i votojmë me një seancë, dhe kam kërkuar që të votohet raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në”, ka thënë Basha.
Çështja e dytë ka qenë, diskutimi për buxhetin në tri komuna, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok dhe, sipas tij, çështja e tretë ka qenë edhe buxheti vjetor i Republikës së Kosovës.



