‘Bashkë e çajmë rrethimin’, Nisma intensifikon thirrjet për votë për Fatmir Limajn

23 dhjetor 2025 | 11:36

Fushata elektorale ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka intensifikuar thirrjet për mbështetje qytetare.

Përmes mesazheve publike, kjo parti u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë numrin 122, me qëllim, siç thuhet, “çarjen e rrethimit politik” dhe dërgimin e Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës.

Pos numrit 122 për Nisma Socialdemokrate, partia bën thirrje për ta votuar edhe numrin 1 për Fatmir  Limajn.

“Bashkë e çajmë rrethimin”, është mesazhi kryesor me të cilin kjo parti po kërkon mobilizimin e elektoratit në ditën e zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Gixhari ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në…