Bashkë e kemi nisur, bashkë do të fitojmë!

18 shtator 2021 | 22:36

Ish-zëvendësministrja e Tregëtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, është kandidate për asamble komunale në Malishevë, nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Krasniqi e cila mbanë numrin 2, në listën e Nismës në zgjedhjet e 17 tetorit, ka kërkuar nga malishevasit votën e tyre për numrin 2 si dhe për kandodatin për kryetar Ekrem Kastratin.

Krasniqi ka kërkruar që të vazhdohet njëjtë ashtu siç edhe e kanë nisë në vitin 2013, duke përkahur Nismën dhe njerëzit e saj.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Qytetarë të dashur të vendit tim, nga secila shtëpi, lagje e fshat të komunës sime, ju faleminderit shumë për gjithë përkrahjen që na keni dhënë nga 2013 e deri më sot.

Ne, së bashku me juve jemi mundu shumë që të bëjmë punë të mira për komunën, aq sa kemi mundur, nuk kemi kursyer asgjë. Të gjithë bashkë, hallet dhe dertet i kemi bashkëndier, dhe pothuajse secilën kërkesë tuajën tashmë e dimë.

Andaj, me përgjegjësi të plotë ju drejtohem, duke vazhduar të kërkojmë besimin tuaj, me qëllim që t’i arrijmë objektivat tona për mirëqenie e zhvillim.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, e…