Bashkë me Mozzik, djali i Kadri Veselit e viziton babanë në Hagë

10 prill 2022 | 18:19

Gjatë ditës së sotme ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati disa vizitorë në Hagë.

Përpos reperit nga Ferizaj, Gramos Aliu (Mozzik), i cili tregoi se e vizitoi Veselin dhe takoi edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe Nasim Haradinajn, Veseli u vizitua edhe nga djali i tij.

Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram.

Klestor Veseli bashkë me Mozzikun vizituan Veselin në Hagë, derisa i njëjti po vazhdon të mbahet atje në kuadër të procesit gjyqësorë të Speciales.

Pas takimit që pati me Veselin, Mozzik tha se ai është i fortë si guri, i pathyeshëm si gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj disa veprimeve kineze, ku…