
‘Bashkë’, slogani i LV-së për zgjedhjet lokale
09 shtator 2025
| 14:24
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12-tetorit do të garojë nën slloganin “Bashkë’’.
Kështu ka bërë të ditur LV-ja në një në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Bashkë me qytetarët, bashkë për komunat, bashkë punojmë, bashkë shërbejmë, bashkë fitojmë!”, është thënë në postimin e LV-së.
Ndryshe, Vetëvendosje në zgjedhjet e 12-tetorit do të garojë me numër 105.