Bashkëbisedim për krijimtarinë e prof. dr. Agim Zogaj: Krerët e UÇK-së do të dalin triumfues

20 nëntor 2024 | 19:30

Biblioteka e qytetit të Prizrenit “Xhemajli Berisha”, në kuadër të festave të Nëntorit, organizoi bashkëbisedim me letrarë, shkrimtarë, publicistë për krijimtarinë e historianit, prof. dr. Agim Zogaj.

Duke e hapur bashkëbisedimin, drejtoresha e Bibliotekës së Prizrenit, Sadete  Sadikaj – Kukaj, fillimisht theksoi se, është në nderin e shpirtit letrat, artistik, publicistik të Prizrenit që, të bashkëbisedojmë për krijimtarinë e bashkëqytetarit tonë, prof. dr. Agim Zogaj, studiues i zellshëm i ngjarjeve historike.

Në veçanti, sipas Sadete Sadikaj – Kukaj, kontributi i prof. Zogaj në fushën e studimeve historike, me tematikën e specifikuar, të marrëdhënieve shqiptaro-serbe/jugosllave është i jashtëzakonshëm, për çka dëshmojnë edhe librat e tij të botuara në gjuhën angleze, me recensentë ndërkombëtarë.

Fokus i studimeve të prof. Zogaj, është ndriçimi i politikës hegjemoniste serbe, kundrejt Kosovës, që nga dëbimi i shqiptarëve, gjenocidi ndaj tyre, pas Kongresit të Berlinit dhe në vazhdimësi nëpër histori deri në luftën e Kosovës, përkatësisht sulmin terrorist të shtetit serb në Banjska.

Lidhur me krijimtarinë e prof. Zogaj, folën edhe, historianët, Ekrem Bajraktari dhe Arif Kabashi.

Historiani Bajraktari theksoi se, studiuesi, historiani Zogaj në librat e tij ka arritur që ta demistifikoj ë mitin e rrejshëm serb për Kosovën dhe përgjithësisht, ta zbërthej ë ideologjinë serbomadhe, kishtare e cila është themel mbi të cilin, politika serbe i ka zbatuar programet e saja pushtuese ndaj territoreve shqiptare.

Ndërsa, historiani, Arif Kabashi, ishte i mendimit se prof. Zogaj  shquhet për studime objektive, të guximshme i cili, në vazhdimësi, ka ndriçuar politikën serbomadhe ndaj popullit shqiptar, në veçanti çështjes së Kosovës. Kabashi, është i mendimit se, studimet e themelta të profesor Zogaj, në temën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, përkatësisht, Kosovë – Serbi paraqesin bazë të fortë për studimet e ardhshme në këtë tematikë.

Para publikut prizrenas, prof. Zogaj shpalosi pikëpamjet duke dhënë argumentime për çështje të shumta të cilat i trajton në librat e tij.

Sipas tij, idetë patologjike të politikës serbe janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse ishin dhe janë frymëzim për politikat pushtuese të regjimeve dhe të udhëheqësve patologjik serb, që kulmoi me Slobodan Milosheviqin.

Në fakt, sipas prof. Zogaj, elaboratet, projektet antishqiptare që nga Jovan Cvejiçi, Ilia Garashanini, Vladan Gjorgjeviçi, Vasa Çubrilloviçi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi dhe Akademia serbe, ishin dhe vazhdojnë të jenë platformë ideologjike për projektin e “Serbisë së Madhe”, në veçanti për pushtimin e tokave, territoreve shqiptare, daljen në detin shqiptar!

Serbia, edhe sot, sipas prof. Zogaj, me ideologjinë çetnike, nën udhëheqjen e ulrtranacionalistit Vuçiq, ka për qëllim që, përmes Asociacionit, Bashkësisë Serbe, ta pamundësoi shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, të krijojë, rrethana për ndarjen e Kosovës!

Ndërsa, i pyetur lidhur me vështrimet e tij të botuara në librin, Kurthet e Serbisë për  raportin e Dick Martyt, prof. Zogaj tha se, Dick Marty ishte bashkëpunëtor sekret i Serbisë dhe veproi në bashkëpunim dhe sipas udhëzimeve të shtetit serb, shërbimeve sekrete ruse dhe Carla Del Ponte.

Raportin e Dick Martyt, prof. Zogaj e cilësoi si një trillim monstruoz, krim të qëllimshëm kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, kundër krerëve të UÇK-së.

Prof. Zogaj theksoi se është i bindur që çlirimtarët, krerët e UÇK-së, heronjtë e Kosovës moderne do të dalin triumfues, absolut të pafajshëm.

Njëherazi, përgjithmonë do të turpërohen, si tradhtarë të kombit, ata dëshmitar shqiptarë, të cilët, në Gjykatën e Hagës ishin bashkëpunëtorë të Serbisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në emisionin…