Bashkëluftëtarët ia urojnë ditëlindjen e 65-të Agim Çekut, i japin dhuratë uniformën e veteranit të UÇK-së
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj, ka njoftuar se sot me një grup miqsh dhe bashkëluftëtarësh i uruan ditëlindjen e 65-të ish-komandantit të UÇK-së gjeneral Agimi Çekut.
Ai ka thënë se në shenjë respekti për kontributin e tij të pamatshëm në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe forcimit të ushtrisë dhe shtetit të Kosovës simbolikisht i dorëzuan uniformën solemne të veteranit të UÇK-së.
“Secili do të dëshironte të kishte tregimin jetësor si të gjeneral Agim Çekut, i cili ka bërë histori në dy shtete dhe në dy luftëra çlirimtare, në Kroaci dhe në Kosovë! Mosha 65 vjeç zakonisht është mosha e pensionimit. Por për ushtarakët si Agim Çeku nuk ka moshë pensionimi. Ata janë gjithmonë në shërbim të lirisë dhe atdheut! Urime Gjeneral! Edhe shumë tjera!”, ka shkruar Mahmutaj në “Facebook”.



