Bashkëluftëtari i Shukri Bujës: Heroizmi dhe trimëria e tij na entuziazmoi qysh në vitin 1998

02 shtator 2025 | 19:25

Elez Durmishi, nga fshati Krojmir, njëri prej themeluesve dhe komandantëve të UÇK-së për Lipjan, ka folur me respekt e mirënjohje për heroizmin dhe trimërinë e gjeneralit Shukri Buja gjatë luftës.

Në këtë rrëfim, Durmishi flet në superlativ për kandidatin për kryetar të Lipjanit. Ai e përmend fillimin e vitit 1998 kur e kishte njohur për herë të parë komandant Bujën.

“Kur e kemi njoftë Shukri Bujën ne ishim shumë entuziast, më pas të gjithë shokët kemi biseduar dhe është emëruar komandant i njësitit”, ka thënë Durmishi.

Më pas ai ka shtuar se Buja pas 14 qershorit të vitit 1998, Betejës së Carralevës ku ata kanë dalë hapur si UÇK, është emëruar komandant i Zonës së Nerodimës.

“Nga Krojmiri, Shukri Buja ka organizuar përhapjen e Zonës së Nerodimës dhe është meritë e tij që e ka zhvilluar këtë Zonë”, ka thënë Elez Durmishi.

https://www.facebook.com/share/v/16bpzHokxJ/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besnik Kada Befasia e maestros Ilaz Bylykbashi, një foto…