
Bashkëpunëtorët e Thaçit vizitojnë prindërit e tij në Burojë
05 nëntor 2021
| 15:17
Ish-kabineti i presidentit Hashim Thaçi, në njëvjetorin e transferimit të tij në Hagë, ka vizituar prindërit e tij në Burojë të Skenderajt.
Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se as mosha e shtyrë dhe as dhimbja për djalin nuk ua ka zbehur mikpritjen dhe bujarinë prindërve të Thaçit.
“Në Burojë, te prindërit e presidentit Thaçi. As mosha e shtyrë dhe as dhimbja për djalin nuk ua ka zbehur mikpritjen dhe bujarinë”, ka shkruar Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”.